Tiranë, 11.11.2015 – Ambasadorja Lea Stančič takon Ministren e Integrimit Europian Klajda Gjosha
Ambasadorja Lea Stančič më 11.11.2015 pati një takim me Ministren e Integrimit Evropian Klajda Gjosha. Në takim u theksuan bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve. Ambasadorja përsëriti se Sllovenia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj drejt BE-së. Ata biseduan ndër të tjera në lidhje me raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin e Shqipërisë, i cili është paraqitur një ditë më parë.
Sllovenia mbështet vlerësimin e Komisionit gjatë vitit të kaluar se Shqipëria ka bërë një hap pozitiv përpara në prioritetet kyçe, sidomos në reformën në administratën publike në veçanti. Sllovenia beson se Shqipëria do të vazhdojë procesin e reformave, veçanërisht sa i përket reformës ne gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sukses i cili në masë të madhe varet nga bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës. Në këtë drejtim, Sllovenia thekson rëndësinë e sigurimit të Shqipërisë me një mundësi për të bërë përparim të mëtejshëm në aspiratat e saj të BE-së dhe pret që bisedimet mbi hapjen e negociatave për anëtarësim do të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2016.