Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
20.11.2015  

Tiranë, 13.11.2015- Zëvendës Ambasadorja Maša Šiftar pershendeti promovimin e librit në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranës

Në fjalën e saj Zëvendës Ambasadorja theksoi bashkëpunimin ndërmjet instuitucioneve akademike shkencore të Sllovenisë dhe Shqipërisë dhe inkurajoi që bashkëpunimi i tillë te zgjerohet dhe thellohet në të ardhmen. Ajo gjithashtu përmendi se gjithnjë e më shumë slloven vizitojnë Shqipërinë dhe ajo ftoi të gjithë ata që nuk e kane zbuluar ende bukuritë e Sllovenisë, për të ardhur dhe për të vizituar këtë vend të bukur.

Libri analizon ne menyre te hollesishme proceset e zhvendosjes dhe ridefinimit te kuptimeve te lidhura me fshatin Dhermi dhe banoret e tij. Nepermjet biografise se vendasve, historive mbi te kaluaren e fshatit, deklaratave retorike dhe bisedave te perditshme, permbajtja e vepres tregon se kuptimi i fshatit dhe i vendasve vendoset ne levizjet e tyre si dhe ne kontaktet me vendet dhe njerezit e tjere. Tema mbizoteruese e monografise eshte pra gjurmimi i menyrave se si njerezit nepermjet procesit te udhetimeve te parreshtura, shpernguljeve dhe kontakteve me njerez dhe vende te tjera, rikrijojne dhe riprodhojne poziten e fshatit, si dhe poziten e tyre ne fshat.
Qendra e Kërkimeve të Shkencave Sociale të Universitetin e Nju Jorkut Tiranë, Qendra e Kërkimit të Akademisë Sllovene të Shkencave dhe Artevesi  dhe Agjencia Kërkimore Sllovene ishin te pranishëm ne promovimin e librit te perkthyer ne shqip te etnografes sllovene Assoc. Prof. Dr. Natasha Gregoric Bon si dhe përfaqësues nga Instituti i Etnologjisë, Qendra e Studimeve Shqiptare; Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës; Anëtarët e Komunitetit Himariot dhe Shoqata Bregdet; Përfaqësuesit e fshatit te Dhermiut dhe studentë nga Universiteti i New York  Tiranë.