Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
14.01.2016  

Tirane,13.01.2016- Ambasadorja Stančič takon Ministrin e Mjedisit

Ambasadorja Stančič pati një vizitë kortezie në Ministrin i Mjedisit, Z. Lefter Koka. Të pranishëm në takim ishin zëvendës ambasadorja Znj. Maša Šiftar dhe Drejtorja Ekzekutiv i Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim dhe Zhvillim-BCCD Znj. Elvana Zhezha.

Në takim të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit vecanerisht ne ate të menaxhimit të mbeturinave dhe ripyllëzimin e zonave të degraduara. Projekt konkret qe u diskutua eshte ai për rehabilitimin e land filed-it në Elbasan. Ky projekt eshte i pari per futjen e teknologjise të Eko-rehabilitimit në Shqipëri, si zgjidhje për natyrën.