Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
08.02.2016  

Tiranë, 28.01.2016 - Ambasadorja Stančič takoi Kryetarin e Bashkisë Z. Erion Veliaj

Ambasadoja Stančič zhvilloi një vizitë kortezie te Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj.  Znj.Anuela Ristani, Shefi e Kabinetit, Erka Mato, Këshilltare për Marrëdhëniet me Median në Bashkinë e Tiranës dhe Zëvendës Ambasadorja Znj. Maša Šiftar ishin të pranishme në takim.
Ambasadorja theksoi mbështetjen sllovene për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Ajo informoi për prioritetet e bashkëpunimit slloven për zhvillim dhe për projekte konkrete të cilat Sllovenia aktualisht është duke zbatuar në Shqipëri.
Ambasadorja Stančič theksoi interesin e kompanive sllovene në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe ceshtjet mjedisore në Shqipëri, me fokus të veçantë në rrethin e Tiranës.