Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
03.12.2019  

Pritja e nënshtetasve Sllovenët në Shqipëri

Ambasadori Peter Japelj dhe bashkëshortja e tij, Renata Japelj Marmulaku, organizuan një pritje në rezidencën e tyre për nënshtetasit sllovenë, që jetojnë në Shqipëri dhe stafin e Ambasadës, me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe Unitetit Slloven (26 Dhjetor).

Pritja u organizua në 3 dhjetor, që është edhe data e lindjes së poetit më të madh të Sllovenisë, France Prešeren.

Me këtë rast, përfaqësuesit e bizneseve sllovene në Shqipëri - Gorenje, ETI, N.C.R., çifti Rozman dhe stafi i Ambasadës dhanë një kontribut financiar dhe mblodhën mallra për njerëzit që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i dt. 26 nëntor.

Bashkëshortja e Ambasadorit do t'ua dorëzojë ndihmat financiare dhe produktet higjeno-sanitare Motrave të Bamirësisë në Gramsh, të cilat ndihmojnë familjet që u larguan nga Durrësi për t'u strehuar në Gramsh.

Ne dëshirojmë të falënderojmë kontribuesit për solidaritetin e tyre.