Ambasada e Republikës së Sllovenisë /Lajme /
24.03.2021  

Vizita e Ambasadorit Japelj në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Më 24 Mars, Ambasadori Peter Japelj vizitoi Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), ku pati diskutime shumë të frytshme mbi mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit midis profesorëve, akademikëve dhe studentëve sllovenë dhe shqiptarë në fushën e inxhinierisë së bujqësisë dhe biosistemeve.

Me rektorin e UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, dhe ekipin e tij, ata biseduan për aktivitete të ndryshme me interes të përbashkët, si dhe nënvizuan marrëdhëniet e mira të lidhura deri më tani me Universitetin e Mariborit dhe Universitetin e Ljubljanës.

Më shumë informacion: ubt.edu.al/sq/2021/03/25/ambasadori-slloven-vizition-ubt/